“Nëna e CR7 po i bën një magji Georgina Rodriguez për ta ndarë nga futbollisti”

schedule13:01 - 15 Maj, 2023

schedule 13:01 - 15 Maj, 2023

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez mund të kenë qenë në epiqendrën e një lloj drame familjare. Raportohet se nëna e CR7, Dolores Aveiro, po përpiqet në një mënyrë të pazakontë të shkatërrojë lidhjen e djalit të saj.

Thashethemet thonë se Aveiro iu drejtua magjisë për të hequr Georgina Rodriguez nga jeta e djalit të saj. Akuza befasuese vjen nga Mhoni Vidente, një kubane e njohur për deklaratat e saj të paturpshme.

“Nëna e Cristiano Ronaldos po bën  magji mbi Georgina. Ajo kurrë nuk donte që djali i saj të martohej me të ose të kishte fëmijë me të. Kur njëri prej binjakëve vdiq, Dolores i tha Cristianos se nuk donte ta shihte Georginën në shtëpinë e saj. Dhe për këtë arsye, Cristiano nuk e çon vajzën në shtëpinë e nënës së tij”, raporton SportsManor Vidente.

Kjo nuk është hera e parë që Vidente flet për portugezin. Ajo parashikoi vitin e kaluar se futbollisti do të varte këpucët në gozhdë deri në vitin 2023. Përveç kësaj, Vidente ka thënë se Ronaldo do të marrë përgjegjësi menaxheriale për një ekip aziatik apo evropian kur të pensionohet. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!