Nëna dhe motra detyronin të miturën të prostituonte në këmbim të parave, arrestohen nga policia

schedule18:20 - 19 Shtator, 2022

schedule 18:20 - 19 Shtator, 2022

Një grua dhe vajza e saj e rritur janë arrestuar nga karabinierët në Palermo, pasi kishin detyruar vajzën e mitur të familjes që të kryente marrëdhënie seksuale më burra në moshë në këmbim të pagesës.

Hetimi i nisur nga viti 2021, bëri që prokuroria dhe polica të arrinin në përfundimijn se e mitura trafikohej nga nëna e saj dhe motra më e madhe.

Ndërkohë që në pranga kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë të cilët dyshohet se kryenin marrëdhënie me vajzën e mitur.

Ndërkohë hetimet po vijojnë për të kuptuar nëse rrejti i prostitucionit ka qenë edhe më i gjerë.

/Abcnews.al/