Nëna dënohet për krimin e djalit në Michigan, shpallet fajtore për vrasje nga pakujdesia

schedule11:10 - 7 Shkurt, 2024

schedule 11:10 - 7 Shkurt, 2024

Jennifer Crumbley u dënua në Michigan për vrasje nga pakujdesia pasi nuk arriti të parandalonte djalin e saj të vriste katër nxënës në një sulm me armë në shkollë, duke u bërë prindi i parë në historinë amerikane që dënohet për një ngjarje të tillë.

Prokurorët akuzuan nënën për neglizhencë, që lejoi djalin e saj të merte armën, si edhe për shpërfilljen e shenjave paralajmëruese. Crumbley u dënua për katër akuza, secila prej të cilave mbart një dënim maksimal prej 15 vjetësh.

Djali i tyre, tani 17 vjeç, po vuan burgimin e përjetshëm për vrasjen e katër shokëve të klasës në shkollën e mesme Oxford në Michigan më 30 nëntor 2021.

Si pasojë e të shtënave u plagosën edhe shtatë persona.

/abcnews.al