Nën petkun e “piktores”, Oriola Pampuri i bën Ramës një thirrje të veçantë

schedule21:28 - 25 Nëntor, 2020

schedule 21:28 - 25 Nëntor, 2020

Ka nisur puntata e tretë e emisionit “E ardhmja është vajzë” dhe ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri është vendosur në një sfidë përballë moderatores Albana Osmani.

Ajo është kthyer për një moment në piktore dhe në studio ka ndarë të gjitha ndjesisë e përjetuara.

Ndër të tjera, Pampuri ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet t’i kthehet pikturës, pasi ka ardhur koha të bëjë art dhe ta lëjë popullin të qetë.

Është aq e bukur të merresh me pikturë, sa e kam e thënë edhe për kryeministrin është koha t’i kthehet, profesionit të vet, punës së vet. Edhe kur i kthehesh e përmirëson edhe më tepër, shikon edhe boshëllëqet që të kanë mbetur gjatë këtyre viteve. Se fundja profesion është, po e le të la. Ka ardhur koha të bëj art dhe ta lëjë popullin të qetë”, tha ajo. l.k/abcnews.al