Nga nesër do të nisin të “marrin jetë” masat e reja lehtësuese në kuadër të hapjes graduale të vendit dhe ekonomisë, që përfshijnë rikthimin e disa shërbimeve si dhe shtimin e zonave të gjelbërta në vend.
Kështu, nga e hëna në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi ndërqytetës me dy anëtarë familjeje. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu disa ditë më parë.
Manastirliu shpjegoi:
“Nga data 4 maj do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anëtarë të së njëjtës familje për udhëtimet ndër-qytetase.”
Protokolli i sigurisë që përmend ministrja me rikthimin e taksive përfshin mbajtjen e dorezave, maskës, higjienizuest etj.
Gjithashtu, në ditët në vijim, vetkarantinimi i personave që vijë nga jashtë dhe që jetojnë në zonat e kuqe do të vijojë dhe do të ketë një monitorim tē rreptë nga ana e sturkturave më qëllim zbatimin e masave. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të përcaktuara. /abcnews.al/