Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin në gjykatën e Lezhës Jetmir Llanaj

schedule10:26 - 6 Mars, 2025

schedule 10:26 - 6 Mars, 2025

Mbërrin në gjykatën e Lezhës, Jetmir Llanaj, 46 vjeçari i cili akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek biznesi.

Sipas policisë, Llanaj përdorte 2 të mitur dhe 2 persona të tjerë që i dërgonte tek bizneset duke përcjellë mesazhet e tij të kërcënimeve për përfitim pasuror të padrejtë.

Hetimet ndaj këtij grupi kishin nisur 3 muaj para se të kryhej operacioni i policie pas indicieve të marra. Gjate kësaj kohe grupi ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjoheshin duke plotësuar të gjitha provat. Dy të miturit u kapën në flagrancë duke tentuar të merrnin një shumë parash tek një biznes dhe pas ndalimit të tyre dhe të një 39-vjeçari në flagrance u realizua edhe operacioni për kapjen disa dite më vonë të Jetmir Llanaj.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!