Nënkryetari i parë i Komisionit Europian, Frans Timmermans e ka cilësuar një “rezultat fantastik” vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në një konferencë për shtyp në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm, Timermans është shprehur se bashkimi i vendeve anëtare në një qëndrim të vetëm për një çështje komplekse si ajo e zgjerimit është një arritje e madhe. Numri dy i KE-së ka nënvizuar se qasja e zgjedhur nga Brukseli ndaj Ballkanit perëndimor është realiste, pasi rajoni duhet të përfshihet në atë që e ka quajtur “projektin më të madh të paqes” në historinë europiane. Më herët, përmes një postimi në Tëitter, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh po ashtu i kënaqur me rezultatin e samitit. “Besimi tek Bashkimi Europian është jetik, ndaj nëse partnerët tanë i bëjnë detyrat ne duhet të kemi një qasje të drejtë”, ka thënë Hahn. /abcnews.al
Negociatat/ Timmermans: Rezultat fantastik, Hahn: Partnerët bënë detyrat
schedule23:08 - 26 Qershor, 2018
schedule 23:08 - 26 Qershor, 2018