Negociatat, Soreca: Këto janë arritjet e Shqipërisë në 6 muajt e fundit

16:29 | 26/03/202016:290

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në një komunikim me qytetarët shqiptarë ka folur në lidhje me vendimin për çeljen e negociatave që u mor nga ministrat e BE, por edhe për çështjen e COVID-19.

Soreca mes të tjerash ka përmendur arritjet e Shqipërisë në 6 muajt e fundit, duke veçuar: krijimi i SPAK, emërimi i kreut të ILD, prokurorit të përgjithshëm, drejtorit të BKH pas pak ditësh që do të mbarojë. Por edhe tryeza për reformën zgjedhore.

#PyetAmbasadorinKëshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ra dakord të martën për të hapur negociatat e pranimit në BE me Shqipërinë. A doni të dini se çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë? Si do ta mbështesë BE-ja Shqipërinë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit? Ambasadori i BE-së Luigi Soreca do të jetë live në Facebook dhe Instagram në orën 16:00 për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja. —#AsktheAmbassadorGeneral Affairs Council of the European Union agreed on Tuesday to open EU accession negotiations with Albania. Do you want to know what this means for Albania and the Albanian people? How will the EU support Albania to fight the coronavirus pandemic? EU Ambassador Luigi Soreca will be live on Facebook and Instagra tomorrow at 16:00 to answer all your questions.

Gepostet von European Union in Albania am Donnerstag, 26. März 2020

24 Marsi është një ditë historike për Shqipërinë, që e ka sjellë më pranë BE-së në një status tjetër. Ne do të flasim për këtë gjë dhe COVID-19. Progresi i Shqipërisë nga tetori i vitit të kaluar. E rëndësishme ka qenë që Shqipëria të bënte përparim dhe ecuri përpara, kjo ka qenë kritike. Po përmend disa arritje në 6 muajt e fundit, krijimi i SPAK, emërimi i kreut të ILD, prokurorit të përgjithshëm, drejtorit të BKH pas pak ditësh që do të mbarojë. Por edhe tryeza për reformën zgjedhore” tha ambasadori.

Gjithashtu ai theksoi:

Synimi ynë ëstë të përgatisim këtë kuadër negociues. Dëshirojmë ta dorëzojmë në qershor bashkë me raportin vjetor të progresit dhe më pas shtetet anëtare do vendosin. Kjo do të ndodhë kur Shqipëria të plotësojë kushtin dhe më pas do të jetë Presidenca e BE e Gjermanisë që do të thërrasë një konferencë ndërqeveritare kur Shqipëria dhe BE do kenë shansin për herë të parë të ulen në tryezë për të diskutuar.

Kushtet që janë vendosur që Shqipëria të ulet në konferencën ndërqeveritare është Reforma Zgjedhore të miratuar në linjë të plotë sipas rekomandimeve të OSBE dhe transparenca e financimit të partivee gjatë fushatës elektorale. Vazhdimi  i reformës gjyqësore, funksionimi i Gjykatës Kushtetuesedhe të Lartë por dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe implementimi i plotë i SPAK dhe BKH.  Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe pastrimin e parave si dhe të bashkëpunojë me SHBA. Këto janë të rëndësishme.

Po ashtu është e rëndësishmë puna të vazhdojë për. Lufta kundër emigracionit të parregullt, azilantëve. Duhet bërë punë për ndryshimin e ligjit për mediat ku rol do të luajë opinioni i Venecias.

Puna duhet të vijojë edhe për elementët e tjerë që janë përmendur edhe në Bundestagun gjerman ku u pa qartë edhe qëndrimi i Gjermanisë.

Puna duhet të vazhdojë për çështjen e të drejtave të njeriut, të pronësisë, minoritetet.

Ai grupi i parë i kushteve duhen të plotësohen përpara tryezës ndërqeveritar kurse pjesa tjetër është pjesë e kuadrit negociues. Dhe do të monitorohen nga KE. Do të jenë pjesë e raporteve që KE do të informojë vendet anëtare dhe BE. 

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono