Negociatat, Shqipëria pak shanse. Ndizet drita jeshile për Maqedoninë e Veriut

schedule22:15 - 17 Qershor, 2019

schedule 22:15 - 17 Qershor, 2019

Ambasadorët e përhershëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg, në prag të takimit të nesërm të ministrave të Jashtëm, që do të ketë në fokus zgjerimin. Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në tetor, ndërkohë që për Shqipërinë këto shanse duken shumë të pakta. Ndjekim gazetaren e “ABC News” në Bruksel Erisa Zykaj.

“Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europia janë mbledhur në Luksemburg këtë pasdite për të diskutuar mbi strategjinë globale të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe zgjerimi i kësaj organizate. Në tryezën e tyre edhe draft-konkluzionet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorët e përhershëm duan të evitojnë me çdo kusht që ministrat e Bashkimit Evropian të rijnë me orë të tëra nesër për të aprovuar konkluzionet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç ka ndodhur një vit më parë, ku nuk kanë munguar edhe debate të ashpra midis ministrave të jashtëm.

Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Tetor, ndërkohë që për Shqipërinë shanset janë shumë të pakta që të përmendet një datë për hapjen e negociatave në Tetor. Ambasadorët e përhershëm mund të mbarojnë në orët e vona, siç kanë ndodhur edhe vitin e shkuar në një maratonë diskutimesh nga ora 9 e mëngjesit deri në 22h”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!