Negociatat, Sassoli: Lufta kundër krimit dhe çështjet e sigurisë janë të domosdoshme

schedule13:08 - 3 Shkurt, 2020

schedule 13:08 - 3 Shkurt, 2020

Presidenti i PE, David Sassoli ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë duhet të fillojë sa më shpejt dhe se mos hapja e negociatave në tetor duhet parë thjeshtë si një vonesë e vogël dhe jo të demoralizohemi.

Në konferencësn e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama, presidenti i PE ka theksuar se Shqipëria do të ketë gjithmonë përkrahjen e tij, pasi është një vend që ka bërë shumë dhe e meriton hapjen e negociatave.

Mos hapja e negociatave është vetëm një vonesë. Por lufta kundër krimit të organizuar dhe çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e hapësirës shqiptare, jo vetëm që i shikojmë me favor , por janë edhe të domosdoshme. Kemi parë se si ka filluar dialogu për konsensus e anëtarësimit të Shqipërisë, e dimë zhgënjimin që ndihet dhe që ndjeu Shqipëria, por duhet ta kapërcejmë. Kemi kohën dhe hapësirën e duhur për ti bërë. Që përgjigjet të jenë pozitive dhe duhet të jetë e domosdoshme. Kemi një fat dhe një të ardhme të përbashkët. Folëm për Sistemin bankar, rregulla homogjenë, të cilët do të bëjnë të mundur dhe të kryejnë kontrolle për lançimin e ekonomisë. Folëm dhe për çështjet e sigurisë që vlejnë për vendet e Ballkanit Perëndimore dhe për ekonominë tonë, punojmë së bashku për rritjen tonë,” tha Sassoli.

Ndër të tjera në fjalën e tij presdidenti i PE-së ka komentuar dhe vëmendjen që Evropa ka në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Ai ka theksuar se ato vërtet nuk mund ta shuajnë dhimbjen për jetët e humbura, por të paktën do të krijojnë lehtësi nga ana materiale.

“BE me aq sa mundu u tregu i gatshëm me ndihmat dhe tashmë s’duhet të tërhiqemi, por të jemi pikë referimi, dhe të kemi fondet e mjaftueshme për territoret e goditura nga tërmeti është e vështirë të shërojmë plaget e njerëzve, por të paktën të lehtësojmë anën materiale. Është e rëndësishme për Parlamentin Evropian që të ketë një vëmendje të madhe tek institucionet shqiptare, pasi jo vetëm që është një vend  i rëndësishëm, por është bërthama e Ballkanit Perëndimor dhe po bën një punë të shkëlqyer. Ne nuk do të tërhiqemi nga roli jonë, dialogu me vendet e tjera do të jetë gjithmonë i hapur,” është shprehur presidenti i PE-së./abcnews.al