Negociatat me Greqinë/Meta konsultë me ish-presidentët

schedule15:40 - 15 Shkurt, 2018

schedule 15:40 - 15 Shkurt, 2018

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka takuar gjatë 24 orëve të fundit 5 paraardhësit e tij në detyrën e Presidentit. Takimet u zhvilluan pas letrës që ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i dërgoi Presidentit për t’i kërkuar plotfuqishmërinë për të negociuar me palën greke për ndarjen e kufirit detar.
Burime të Presidencës konfirmojnë për ABC Neës se ndër pikat e diskutimit për të dhënë plotfuqinë, janë kërkesa e Metës për të patur një anetar në grupin negociator, përfshirjen e opozitës në këtë proces, si dhe firmosjen e marrëveshjes nga vetë kreu i shtetit.
Pas takimeve tëe mërkurën me ish-presidentët, Bujar Nishani dhe Bamir Topi, të enjten, kryetari i shtetit ka zhvilluar konsultime para kësaj vendimmarrje me Afred Moisiun, Rexhep Mejdanin dhe së fundi Sali Berishën.
Ilir Metës iu kërkua zyrtarisht plotfuqishmëria të martën nga Ministria e Jashtme për negociatat me Greqinë, bazuar kjo në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi marrëveshjen e 2009-s, e ku ndër të tjera vendimi argumentohej edhe me mungesën e marrjes së kësaj “leje” nga kreu i shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!