Kryeministri Edi Ram tha se nuk ka asnje bllokim ne procesin e negociatave per anetaresimin e shqiperise ne bashkimin europian. Kjo ishte pergjigja e tij ndersa permendi pretendimet e opozites, te javeve te fundit.
“Punët e Shqipërisë identifikohen vetëm me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshme të kujtdo që është në anën e kundërt me ne, që qeverisim Shqipërinë, për të bërë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre, me baltën e të gjithë urrejtjes, mllefit, inateve të tyre”.
Ne te kundert te akuzave, kreu i qeverise tha se ecuria e negociatave eshte ne vije.
“Shqipëria punon dhe punët e Shqipërisë, në tërësi, janë në vijë. Ashtu si kundër, dhe e mbyll këtë shënim, është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Europian, me negociatat që vazhdojnë.”
Se shpejti ai paralajmeroi lajme të mira për këtë proces të Shqipërisë.
“Gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: ‘ato janë bllokuar’, ‘ato janë ndaluar’, ‘ato janë penguar’, për arsye të mosarsyes së të gjithë atyre që synojnë ta pengojnë Shqipërinë për të luftuar qeverinë. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”
Sa i perket situates aktuale te cmimeve te luahtshme te karburanteve ne ved, Bordi i transparences do te jete funksional deri sa te jete e nevojshme, tha ai.
“Ky është një reagim i duhur, i matur në kohë, që garanton vendimmarrje të shpejta, që mishëron përgjegjësi të plotë dhe që do të bëjë të mundur që qytetarët, drejtuesit e automjeteve, të mos abuzohen nga distributorët e naftës. Masat për të gjithë ata që do të shkelin çmimin e përcaktuar nga Bordi i Transparencës, në bazë të tregjeve, do të jenë drastike.”
Shefi i qeverise njoftoi se ka një rritje historike të të ardhurave buxhetore, ku projeksionet tregojne që gjatë kësaj periudhe Shqipëria pritet të mbledhë 1 miliardë euro të ardhura shtesë nga rritja ekonomike dhe përmirësimi i administrimit doganor dhe tatime.


