Kryeministri i Holandës: Nuk ka përfunduar ende asgjë për negociatat e Shqipërisë

schedule10:44 / 18/10/2019

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka folur për mediat pas përfundimit të samitit të ditës së parë të liderëve europianë. Ai shprehet se akoma s’ka përfunduar asgjë në letër.

Ai theksoi se Holanda ka shprehur shqetësim për Shqipërinë, e cila ka shumë hapa për të ndërmarrë përpara. Ai tha se çështja për çeljen ose jo të negociatave është shtyrë për një takim tjetër.

“S’ka përfunduar asgjë në letër dhe çështja është shtyrë për një takim tjetër. Holanda kishte shqetësim të madh për Shqipërinë dhe s’është marrë vendimi për të hapur negociatat. Për Maqedoninë kemi më pak shqetësim, por ka shumë vende të tjera që konsiderojnë që duhet t’i trajtojmë të dy vendet bashkë.

Për Shqipërinë ka shumë shqetësim pavarësisht se vendi ka bërë hapa përpara. Është e arsyeshme të mos hapen negociatat  me Shqipërinë tani, por ndoshta në të ardhmen. Nuk jam takuar me Zaev dhe Ramën. Rama ka bërë hapa përpara, por ka shumë hapa për të ndërmarrë”, tha Rutte.

schedule10:44 / 18/10/2019