Negociatat, Gjermania konfirmon mbështetjen për Shqipërinë

schedule09:45 - 15 Tetor, 2019

schedule 09:45 - 15 Tetor, 2019

Në takimin e ministrive të jashtëm të Bashkimit Evropian për negociatat e zgjerimit, Gjermania ka shprehur edhe njëhrë mbështetjen e saj për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gazetarja e ABC news Erisa Zykaj raporton se Ministri i jashtëm Roth deklaroi se Gjermania mbështet hapjen e negociatave në Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në bazë të votimit të Bundestagut.

Michael Roth, ministrit i jashtëmi Gjermanisë: “Qëndrimi gjerman është shumë i qartë. Ne mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në bazë të votimit të Bundestagut. Bashkimi Europian ka një përgjegjësi për paqen, prosperitetin dhe pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëdnimor dhe kjo do të thotë që ne duhet t’i përmbahemi premtimeve tona”.

Bundestagu gjerman votoi më 26 shtator pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në të njëjtën linjë dhe Finlanda shprehu mbështejen për hapjen e negociatave me vendin tonë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!