Neglizhencë apo bashkëpunim, kush e la “derën” hapur për sulmet kibernetike? Karamuço: Ka njerëz që blihen lehtë

schedule21:48 - 20 Shtator, 2022

schedule 21:48 - 20 Shtator, 2022

Siguria kibernetike në vend ka qenë fokusi i ditëve të fundit, pas sulmeve nga Irani që paralizuan disa sistem, ndër to edhe TIMS.

Këto sulme janë gjithashtu tema e debatit në emisonin “Log.”, me të ftuarit Ervin Karamuço, Besmir Semanaj, Sokol Bregu, Ferdinand Dervishi dhe Eugen Beçi.

Karamuço tha se qeveria duhet të gjejë sa më shpejt personat përgjegëjs që “e lanë derën hapur” për këto sulme dhe sipas tij kjo nuk është e vështirë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë shtoi gjithashtu se në ambasadën e Iranit janë gjetur servera që përdoreshin për këto sulme, ndërsa theksoi se dëbimi i diplomatëve ishte mëse i justifikuar.

“Sot ka pasur një panair për aktivitetet inteligjente, edhe me mbështetjen e SHBA-ve dhe të gjithë kanë rëndë dakord që ti kërkojnë qeverisë shqiptare të gjejë sa më parë personat përgjegjës që lanë derën hapur. Nuk është aq e vështirë. Pastaj po ti hyjmë anës objektive. Nëse jemi përballë një qëllimi, bashkëpunimi apo neglizhence. Kam dyshime që persona të caktuar që blihen fare lehtë. Në ambasadën e Iranit janë gjetur servera për sulmin që është kryer. Servera dhe pajisje që janë përdorur nga diplomat në mbulim, por që kanë qenë nga garda revoulcionare për këto qëllime.

Ambasada iraniane ishte vetëm 100 metra në vijë ajrore nga AKSHI. Kemi shembullin e konsullatës ruse në Bronx që kishte vendosur antena të mëdha dhe kapte të gjitha sinjalet, telefonike etj dhe u vu në alarm i gjithë Nju Jork.

Nuk kam folur se ishte ende i rezervuar si informacion, por kryeministri ka folur, atëherë unë them po, ka ndodhur, kjo është ngjarje shumë e rëndë dhe e kanë merituar largimin. Pas gjetjes së këtyre pajisjeve ndërprerja e marrëdhënieve ka qenë shumë e justifikuar. Po t’i kthehemi konsullatës së Bronxit, aty ka edhe klonim pasaportave të shtetasve amerikanë që aplikonin për vizë në Rusi. Ne jemi në rrezikun e klonimit të të dhënave tona personale te persona të tjerë te vende jo miqësore. Sepse çfarë i duhet një shteti për të regjistruar një individi? Shenjat e gishtave, gjerneralitetet, të dhënat. Nuk ka më sulm, ka vetëm ekspozim dhe përqeshje. Sulmi ka mbaruar. Edhe këto që dalin nuk janë sulm, janë ekspozim, janë demaskim”, tha Karamuço. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!