Neglizhenca dhe stili i jetesës shton të sëmurët me zemër, kardiologu: Po përballemi me fluks pacientësh

schedule16:36 - 12 Nëntor, 2022

schedule 16:36 - 12 Nëntor, 2022

Neglizhenca dhe stili i keq i jetesës kanë shtuar të sëmurët me zemër. Kardiokirurgu Altin Veshti tregon se në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë mjekët po përballen me fluks pacientësh. Shumë prej tyre kërkojnë ndihmë kur shëndeti iu është përkeqësuar.

Kardiokirurgu apelon për të marrë seriozish çdo dhimbje kraharori. Një vizitë tek mjeku mund t’ju shpëtojë jetën.

Vdekjet nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut ku përfshihen dhe ato nga zemra sipas Institutit të Statistikave janë shkaku kryesor i humbjes së jetës tek shqiptarët.

Mjekë nga të gjitha trojet shqipfolëse dhe Europa diskutuan teknikat e reja të trajtimit në kongresin multidisiplinar që u zhvillua në Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!