Negativizimi? Mësueses iu deshën mbi dy javë, Komiteti Teknik vendos mos bërjen e ritestimeve

schedule21:20 - 9 Nëntor, 2020

schedule 21:20 - 9 Nëntor, 2020

Teksa Komiteti i ekspertëve Teknik vendosi që të infektuarit me Covid të mos ritestohen, pasi pas 14 ditësh nuk rrezikojnë askënd, nga Korça sjellim historinë e një ish mësues që rrëfen se edhe pse e kaloi lehtë ju desh të testohej dy herë për të mësuar se ishte negativizuar.

“Bashkëshorti u negativizua në tamponin e dytë, unë pas dy javësh e gjysmë, në të tretin që isha në gjendje më të mirë se ai.”

Ndaj me vendim e ri të komitetit lind vetiu pyetja se si të infektuarit do mësojnë se nuk janë më pozitivë dhe mund të rinisin jetën normalisht?

Ndërkohë për kostot e mjekimeve, ende nuk është menduar asgjë skenar që personat që trajtohen në banesë të përfitojnë rimbursim. Zonja nga Korça tregoi mjekimi për një temperaturë të ulët dhe pak kollë ju kushtoi 40 mijë lekë. I kushtueshëm për pensionistë.

“Pas dy ditësh bën temperaturë 37 e gjysmë e më tha mjekja janë shenja Covid dhe më pas kontaktova me mjeken e familjes që në atë kohë ishte dhe ajo e prekur me Covid.

“Ndihmën ma dha duke më dhënë mjekim, kuruam në kushte shtëpie, azitromicinen, holluesin e gjakut vitaminë dhe zinkun. Është shpenzim suplementar. Është virus që do dhe trajtim ushqimor, shtëpie fruta suplementë që të përballosh me sukses sëmundjen. Nuk jam e pasur por që janë të shtrenjta. Vetëm holluesi ishte 3 mijë lekë, 6 mijë shkonte holluesi një kokërr antibiotik 2 mijë e ca. 500 mijë për të dy që ishim rast i lehët.”

Po si e mësuan se ishin pozitivë? Në ndihëm ju erdhën fillimisht imazhet e skanerit pasi përgjigja e tamponit u vonua.

“Bëmë tamponin, bëmë skanerin. Me skaner dola Covid zero burri faze e parë. Duke qenë se kam në vetvete panik dhe i çova pneumologut përgjigjen e skanerin na tha mos u shqetësoni vazhdoni mjekimin me mjeken e familjes. Mjeku i urgjencës na bëri matjen e oksigjenit dhe na tha i keni parametra mirë. Vjen përgjigja e tamponit pozitive. Gjendja nuk po agravonte po përmirësoheshim temperatura po ulej. Përgjigja e tamponit të parë na erdhi pas 5 ditësh.”

Pas më shumë se dy javë nga shenjat e para më në fund e mundën virusin dhe mësuesja në pension ka rinisur kurset pasi nuk qëndron dot pa punuar. /abcnews.al/