Në zgjedhje me Berishën? Meta: Koalicioni “bravo-brava” të bëhet gati, do t’u recitoj poezinë e shefit të “Ina-Ina”

schedule10:46 - 28 Janar, 2022

schedule 10:46 - 28 Janar, 2022

Presidenti Ilir Meta theksoi edhe njëherë sot rikthimin e tij në krye të LSI. Në konferencën për shtyp, Meta paralajmëroi Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, në atë që e quajti si koalicioni “bravo-brava”.

Kreu i shtetit u pyet nga gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj nëse do të ketë një bashkëpunim mes LSI dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 6 marsit. Presidenti theksoi se aleati i tij i vetëm është “populli i 2 marsit”, ndërsa tha se në garë do të jetë pas një viti kur edhe do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme lokale.

“Aleati im i vetëm populli i 2 marsit, me mimoza, i mrekullueshëm, qytetar, dinjitoz. Sikur janë shtuar pjesëmarrësit, por nuk është ky problemi. Ka një spekulim, për t shmangur vëmendjen nga të gjitha çështjet. Edhe juristi i vitit të parë po ta het0onte do ti kishte dhënë një goditje fatale korrupsionit në Shqipëri. shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë ose për të më paraqitur si të përfshirë në gara të mëparshme. Unë nuk kam mundësi as të votoj në këto zgjedhje sepse i takoj bashkinë së Tiranës. Por, si çdo marrë fund koha e gallatave me borxhet për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve që vijnë ndaj pronarëve. Ajo gjuhë që përdoret për të blerë ishullin e vetëm është gjuhë e përditshme ndaj pronarëve.

Kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar. Nuk kam marrë pjesë në ndonjë garë. Kam qenë në garë për të mbrojtur kushtetutën. Por meqenëse duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht se janë shqetësuar që kam recituar poezi. Unë do të marr pjesë në gara, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë që do të jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicioni bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë, natyrisht do ti recitoj poezi që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicioni, “ina-ina” pas zgjedhjeve dhe garës së parë”, tha Meta.

Lexo edhe: Meta: Niveli i borxhit do të shkaktojë krizë serioze në vend

Duke u përqendruar tek situata e nivelit të borxhit në vend, për të cilin thirri edhe konferencën, Meta tha se koha e gallatës duhet të përfundojë.

“Duhet të gjithë të marrin seriozisht çështjen e situatës me borxhin. Mos bëjnë sikur nuk kurojnë edhe faktorët që pretendojnë se janë në opozitë. Është e vërtet që një grup i qeverisë që ka kapur shtetin, edhe në interes të një numri oligarkësh që përfitojnë shumë. Por është një dramë në rritje për shumicën e shqiptarëve. Shikoji këto tregues me qetësi. Duhet të thellohemi të gjithë sepse është borxhi ynë. Që të mos përfundojmë si ndonjë vend tjetër.

Këto tregues janë një kambanë e fortë alarmi. Tregojnë qartë se jemi në një situatë kritike ekonomike. Të heqim dorë nga gallatat me ekonominë, aq më tepër me borxhet. Është edhe Japonia që e ka borxhin shumë herë më të madh, por treguesit e Japonisë janë të tjerë dhe investitorët luftojnë për ta blerë borxhin e Japonisë me shumë dëshirë. Koha e gallatës me taksat e qytetarëve duhet të marrin fund”, u shpreh ndër të tjera presidenti. g.v/abcnews.al