Në Vlorë për festa/ Turistë europianë zgjedhin qytetin bregdetar për ndërrimin e viteve

schedule10:37 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 10:37 - 28 Dhjetor, 2024

Vlora nuk tërheq vetëm në verë.   Shumë të huaj  e  kanë zgjedhur edhe   për të  festuar ndërrimin e viteve.

Paolo Votana gazetar prej  40 vjetësh  në Itali  erdhi  për të vizituar  Tiranën, por pasi pa Vlorën vendosi të qëndrojë këtu.

Nga Roma erdhëm për të zbuluar Tiranën. Më pas zbuluam Vlorën. Nga Brindisi erdhëm këtu. Vlora na bllokoi. Prej 4 -5 ditësh jemi këtu”.

Pak kohë në kamping apo një xhiro me biçikletë për të zbuluar qytetin.

“Këtu në kamping,  duket sikur është i gjithi yni. Vlora është një qytet që po zhvillohet. Qendra e qytetit është shumë e këndshme”.

Turistë nga  Italia, Spanja, Ukraina  kanë zgjedhur  Vlorën për të  kaluar ditët e fundit të vitit 2024.   Ata që vijnë për herë të parë thone së do të kthehen përsëri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!