Kryeministri Edi Rama tha se zhvillimi i infrastrukturës rrugore në Shqipëri ka shënuar një transformim të madh gjatë viteve të fundit, duke renditur një sërë projektesh që sipas tij kanë ndryshuar realitetin e transportit në vend.
Ai përmendi përfundimin ose avancimin e disa akseve të rëndësishme, si rrugët Korçë–Ersekë, Qukës–Qafë Plloçë, Thumanë–Kashar dhe Rruga e Arbrit, të cilat dikur konsideroheshin projekte të vështira për t’u realizuar.
Rama theksoi gjithashtu përfundimin e Unaza e Madhe e Tiranës, segmentit Maqellarë–Peshkopi dhe Ura e Kukësit, ndërsa shtoi se edhe projekte të tjera infrastrukturore, përfshirë segmentet e Korridori Blu, janë aktualisht në përgatitje për nisjen e punimeve. Sipas tij, këto investime përfaqësojnë një realitet të ri për Shqipërinë krahasuar me të kaluarën.
“Korçë-Erseka një tjetër vepër e shtuar, Qukës-Qafë Plloçak një gropë e derëziu dhe e nisur përsëri nga e para këtë projekt, duke e bërë fytyrën shollë nga investitorët që të na mbështesin. Rruga Thumanë-Kasharë dhe Rruga e Arbrit, që deri më parë ishin “ëndrra në beze” dhe tani janë realitet. Këto i bëri ministrja e Infrastrukturës, duke qëruar oriz, sepse kishte probleme çdo 100 metra.
U krye edhe unaza e Madhe e Tiranës, Maqellarë-Peshkopia, Ura e madhe e Kukësit. Doli edhe Rruga e Kombit nga gryka e shishes. Janë akoma në vazhdim, projekte të tjera. Ndërkohë që segmentet e Korridorit Blu janë të gjitha në përgatitje kantieresh. Nuk i rendita të tëra këto sepse janë veprat e një Shqipërie tjetër, e plot të tjera që po ndërtojmë, një Shqipërie që nuk ka lidhje me Shqipërinë e 700 tenxhereve. I rendita sepse dua të ftoj të gjithë, ju që jeni këtu edhe ata që na kanë besuar drejtimin e Shqipërisë, që t’ia heqim vendit të gjitha këto artere të reja dhe ta marrin me mend edhe një herë rrugën për Peshkopi, që nuk kishte fund.
Të provojnë edhe një herë Ersekën, nga rruga e mëparshme. Kam frikë se mos i zë rruga ata që na dëgjojnë. Mendoj që çdo mendje e lirë nga urrejtja politike, mjafton të kthehet në atë kohë dhe të bëjë diferencën e kësaj pune kolosale që është bërë”, tha kryeministri Rama.


