Në tryezë edhe Rama, zbardhen çështjet që do diskutohen sot në Këshillin Politik

schedule10:18 - 20 Korrik, 2020

schedule 10:18 - 20 Korrik, 2020

Këshilli Politik do të rimblidhet sot në orën 11:00 për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese që iu mbivendosën marrëveshjes së 5 qershorit.

Për herë të parë, ashtu sikurse është njoftuar në këtë tryezë do jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, cili do të mbrojë përpara anëtarëve të Këshillit, propozimin e listave të hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Ndërsa në vend të Lulzim Bashës, i cili nis sot vizitën zyrtare ë Kosovë do të jetë numri dy i demokratëve, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Abc News ka zbardh disa pika për mbledhjen e Këshillit Politik.: 

  1. Këshilli Politik po rimblidhet pas kërkesës së PS për të diskutuar çështjet që dalin jashtë Marrëveshjes së 5 Qershorit. Marrëveshja e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit i detyron palët të diskutojnë në Këshillin Politik çdo çështje që lidhet me zgjedhjet.
  2. Çështja kryesore që del jashtë Marrëveshjes është ajo e ndryshimeve kushtetuese, e pranuar nga PS pas dakordësisë së 5 Qershorit. Ndryshimet kushtetuese heqin koalicionet parazgjedhore nga kushtetuta dhe ndalojnë partitë të garojnë në koalicion me lista të veçanta.
  3. PD dhe opozita kanë argumentuar se ndryshimet e njëanshme kushtetuese prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, pasi koalicionet parazgjedhore janë pjesë e draftit të dakordësuar me ndërmjetësim ndërkombëtar.
  4. PD dhe opozita theksojnë se drafti i dakortësuar sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit duhet të miratohet pa asnjë ndryshim. Kjo do të thotë se çështjet e dakordësuara aty nuk mund të rihapen.
  5. Miratimin pa ndryshime të Marrëveshjes e kanë kërkuar SHBA dhe BE. Vende kyç si Gjermania, kanë paralajëmëruar qeverinë se miratimi i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese, pa konsensus, në thyerje të Marrëveshjes së 5 Qershorit, do të sjellë bllokimin e nisjes së negociatave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!