Në tre javë 1.5 milionë shikime, Rovena Ibrahimi ndan detaje nga kënga më e re: Pse vendosa ta publikoja tani

schedule09:40 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 09:40 - 18 Dhjetor, 2023

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Rovena Ibrahimi ka publikuar projektin më të ri muzikor, në bashkëpunim me Djemtë e Labërisë, “Serenata Labe”. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka ndarë detaje nga kjo këngë, e cila në vetëm 3 javë ka arritur 1.5 milionë shikime.

Rovena tregoi se këtë këngë kishte gati 6 vite që e ruante, po vendosi ta publikonte tani, pasi u bën bashkë me Djemtë e Labërisë.

Sakaq, ajo ka theksuar se videoklipi është një element që i ka dhënë një sukses të padiskutueshëm “Serenatës Labe”.

“Suksesi më i madh i kësaj këngë është vetë gjetja e kësaj kënge. Kjo kënga është shumë e vjetër, kishte 5/6 vite aty dhe arsyeja pse u publikua tani ishin pikërisht këta djem, sepse i dëgjoja të gjithë bashkë.

Unë mendoj që çdo këngëtar krijon murin e vetë avash dhe nuk nisen asnjëherë me dëshirën për të mos u pëlqyer. Unë nisem me dëshirën që kur e bëj një këngë dhe pasi e publikoj të mos kem asnjë merak se diçka nuk ka dal mirë.

Klipi i jep një sukses të padiskutueshëm këngës. E kam vënë re me këngën “Motër” këtë, sepse kënga plotësohet në çdo detaj”, u shpreh Rovena./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!