Në Spitalin e Kuçovës punësohen mjekë të rinj

schedule16:43 - 31 Mars, 2019

schedule 16:43 - 31 Mars, 2019

Merr jetë spitali i Kuçovës duke punësuar mjekë të rinj specialist. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasirliu, ka vizituar spitalin ku u prezantua me trupën e kujdesit shëndetësor dhe ka deklaruar se të gjitha spitalet rajonale, do të kenë mjekët përkatës duke investuar në infrastrukturë dhe burime njerëzore.

Spitali i Kuçovës merr jetë me punësimin e mjekëve të ri të specializuar. Qytetarët tashmë kanë mundësi të kryejnë vizitat dhe kontrollet e tyre mjekësore në spitalin e qytetit pa qenë nevojë të udhëtojnë në rrethe.

Për here të pare në këtë spital ofrohen shërbimet e mjekësisë interne dhe gjinekologjike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se po investohet në spitalet rajonale, për të garantuar shërbimin bazë afër vendbanimit duke investuar në infrastrukturë dhe burime njerëzore edhe në spitalet bashkiake.

“Jam shumë e kënaqur që spitali i Kuçovës, deri dje një ngrehinë e harruar, po investohet jo vetëm në infrastrukturë të përmirësuar, por mbi të gjitha, në burime njerëzore. Tre mjeke të reja specialiste, në shërbimin e Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Sëmundjeve të Brendshme tashmë janë pjesë e këtij spitali, duke jetësuar dhe fuqizuar shërbimet e specializuara në këtë spital bashkiak”.

Është shënuar lindja e parë në këtë spital pas shumë vitesh me punësimit e mjekes gjinekologe si edhe specialisti i sëmundjeve të brendshme dhe mjekut pediatër do të bëjnë të mundur që banorët të marrin suportin mjekësor.

“Me planin tonë të racionalizimit të spitaleve, do të transformojmë spitalet bashkiake në qendra 24 orëshe, duke garantuar paketën e shërbimeve bazë në çdo spital”, u shpreh Manastirliu.

Po ashtu, pritet që 168 mjekë specialist të punësohen në të gjitha spitalet rajonale në vend duke plotësuar nevojat e shqiptarëve./abcnews.al