Në spital edhe pse në pension, “Qytetar nderi” doktorit nga Përmeti

schedule11:08 - 6 Maj, 2018

schedule 11:08 - 6 Maj, 2018

Këshilli Bashkiak i qytetit të Përmetit nderon me titullin “Qytetar Nderi” mjekun Janulo Barxho. Me votë unanime, këshilltarët vlerësuan punën e pandërprerë të doktorit ndër vite.

Mjeku Janulo Barxho njihet si themelues i pavionit të kirurgjisë në spitalin e Përmetit, ku kryente më shumë se 200 operacione nga më të thjeshtat deri tek me të vështirët në vit.

Ndonëse sot 80 vjeç dhe në pension, ai vijon të japë kontribuitn e tij në spitalin e qytetit. Mirënjohje për punën e tij, doktorit i shprehu edhe kryetari i bashkisë së Permetit dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!