Jonida Aliçkolli është një gazetare e suksesshme, të cilën e kemi parë shpesh në ekran. Aktualisht ajo është kryeredaktore e emisionit “E ardhmja është vajzë” në ABC, por njëkohësisht drejton një program radiofonik në Top Albania Radio “Pardon My French”.
Ajo ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun për të folur për Pogradecin, për qytetin e origjinës së saj.
Ndonëse jo shumë njerëz e dinë, Jonida Aliçkolli është më origjinë nga Pogradeci, por vlen të theksohet se ajo nuk është lindur dhe rritur aty, por vetëm prindërit e saj.
Në fund të mbrëmjes, gazetarja e njohur i ka surprizuar të gjithë duke kënduar për herë të parë në një studio televizive.
Jonida Aliçkolli performoi këngën e Ermira Babaliut “Arapkë moj” duke krijuar një atmosferë shumë të këndshme.
Për më tepër ndiqni videon më poshtë: