“Në skenë me të mbathura, fshiheshim pas njëri-tjetrit”, ish-misteri flet për karrierën

schedule11:53 - 28 Shtator, 2022

schedule 11:53 - 28 Shtator, 2022

I ftuari i sotëm në “Abc-ja e mëngjesit” ishte këngëtari Julian Lekoçaj. Sot ai rrëfeu rrugëtimin e tij drejt artit ku fillimisht u bë pjesë e garës së bukurisë “Mister Albania 2001” e më pas drejt muzikës ku projektet e tij muzikore u pasuan dhe me klipe e pjesëmarrje në festivale të shumta të muzikës.

Pjesëmarrjen e tij në “Mister Albania 2001” ai e kujton me nostalgji teksa tregon se fillimisht mori pjesë për të qenë shoqërues i Misse-ve, por që gjërat ndryshuan rrugës. “Më herët kam patur disa dalje spontane si instrumentist me disa grupe.

Me Redon Makashin, “The Dreams” të njohur në atë kohë, por kjo më ndihmoi që të nisja të dukesha si profil, si individ.  Dhe njohja ime me Alketa Vejsiun, sepse ajo më gjeti një ditë rastësisht dhe u gjetëm në momentin e duhur dhe në kohën e duhur dhe më tha hajde të marrës pjesë tek Mister Albania.

Në fillim mendova se do isha thjesht shoqërues i vajzave sepse ne djemtë ishim pjesëmarrësit e parë në “Mister Albania” dhe kur shkoj atje, ishte kompeticion sepse do të dilnim me të mbathura dhe thashe çfarë po bëhet këtu? Dhe më pas mora vesh se do isha konkurrues dhe meqë hyra, pranova.”

E ndërsa i pyetur nga moderatori Alban Musa nëse ndihej në siklet për kohën të dilte më të mbathura në sfilatë, Juliani u shpreh se po sepse ishte hera e parë, nuk ishte bërë ndonjëherë në Shqipëri. “Rrinim duke u fshehur pas njëri-tjetrit, sepse dilnim të gjithë rresht. Si ata që dalin në ushtri”, shtoi ai. /abcnews.al