Në skamje, jeton me listë! Në kasolle si në mesjetë, familja në Përrenjas: Ndihmë, jemi pa bukë

schedule19:14 - 14 Nëntor, 2020

schedule 19:14 - 14 Nëntor, 2020

Kjo është buka që kam për fëmijët sot”. Familja Dalla nga fshati Skroskë të Përrenjasit me 5 anëtarë jeton në kushte të vështira ekonomike. Të gjithë banojnë në një dhomë. Tani që po vjen dimri shiu ju hyn brenda. Arjani dhe Resmia kërkuar ndihëm në bashki po nuk ka gjetur zgjidhje.

Rrimë në një kasolle. Më pas vjehërri na ka liruar një dhomë. Një shtëpi duam, nuk kalohet jeta me 5 anëtar në një dhomë që kur bie shi na pikon. 7 vjet kam që shkoj në zyrat e shtetit. Ka qenë Miranda (ish-kryebashkiakja Miranda Rira), Nure Belba, na dha premtimin për dy dhoma po nuk na i bënë” thanë ata.

Arjani punonte punë krahu dhe nisi të ndërtonte një shtëpi të cilën nuk e përfundoi dot. Ai prej disa kohësh nuk po gjen më punë. Në vështirësi ndodhet dhe i ati Arjanit, Qamili që thotë se nuk ka asnjë mundësi ti ndihmojë më shumë se kaq.

Një pension kam, ky nuk ka, një dhomë ju lirova” tha ai.  Për të larë borxhet  pasi ndihma ekonomike prej 5 mijë lekë në muaj nuk ju del për të mbijetuar zonja shkon në mal për të mbledhur bimë mjekësore.

I marr borxh në dyqan, cfarë të bëj, kur punoj vetë, kur mbledh lule, ia çoj marr borxhin, marr me listë. Këto janë faturat, kam mbi një milion lekë borxh” tha ai.  Po në dimër nuk ka më as lule dhe kjo familje pritet të përballet me vështirësi më të mëdha./ Abcnews.al