“Në shtëpinë tonë”, Shqipëria çon në Venecia marrëdhëniet e fqinjësisë

schedule16:26 - 12 Maj, 2021

schedule 16:26 - 12 Maj, 2021

“Në shtëpinë tonë”, kështu është pagëzuar pavioni i Shqipërisë në bienalen e arkitekturës në Venecia për vitin 2021. Spunto e marrë nga filmi “Në shtëpinë tonë”, me regji të Dhimitër Anagnostit.

Fiona Mali, e vetmja nga katër kuratoret që ishte gjatë prezantimit të projektit  thotë se  marrëdhëniet e fqinjësisë pas vitet 90- vijnë përmes dy burimeve

“I pari është albumi i fqinjëve që përmban mbi 100 foto histori personale. I dyti është arkivi i skenave të afro 20 filmave shqiptarë, të Kinostudios të viteve 70-80 në të cilët fqinjët shfaqen kudo si pjesë integrale e jetës së përditshme e  familjes së thjeshtë shqiptare”, thotë ajo.

Ministrja e Kulturës e çon përtej mureve shqiptare konceptin e fqinjësisë.

“Ajo çfarë ne sot po bëjmë nuk është asgjë ndryshe veçse ajo e të kërkuarit tek një fqinj, komunitetin tonë të madh. BE sot nuk është asgjë tjetër veçse një pallat i madh ku ne ishim mësuar që të qëndronim dhe ne sot jemi një nga ato apartamente. Sot ne jemi shumë të lidhur dhe kemi shumë për të marrë”, tregon ajo.

Copëzat e historive personale të kuratoreve, por edhe shumë shqiptarëve që kujtojnë me nostalgji derën hapur të fqinjit  pasqyrohet në këtë koncept.

Bienalja e Arkitekturës në Venecia, do të hapet në 22 maj deri në 21 nëntor.

Qëllimi kryesor  i pavionit shqiptar është reflektimi i vizitorëve mbi marrëdhëniet njerëzore

Ky projekt përfaqëson jo vetëm një realitet shqiptar, por qëndron në frymën e temës së përgjithshme të Bienales së Venecias 2020.  Si do të jetojmë sëbashku

Projekti “Apart – Në shtëpinë tonë” trajton temën e fqinjësisë në Shqipërinë e pas viteve ’90, krahasuar me atë para ’90-ës, kur një fqinjësi e mirë konsiderohej fat.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!