Në Shqipëri nuk është konfirmuar ende, varianti britanik prezent në Kosovë që në 5 janar

schedule10:56 - 2 Shkurt, 2021

schedule 10:56 - 2 Shkurt, 2021

Më 29 janar, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, bëri të ditur se 3 pacientë kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri anglez të COVID-19.

Prezenca e mutacionit të ri u konfirmua pasi 30 mostra të infektuara me koronavirus u dërguan për hulumtim në Berlin më 18 janar.

Ndërsa, mikrobiologu, Lul Raka, në emisionin “Gjesi” në T7 ka bërë të ditur se varianti i ri i COVID-19 ka qenë i pranishëm në Kosovë që nga 5 janari.

Ai ka thënë se mund të ketë më shumë se 3 raste të infektuara me këtë variant në vend.

“Zyrtarisht i kemi rastet e para të infektuara në Kosovë. Këto mostra të cilat kanë dalur pozitive kanë qenë pozitive me 5 janar. Infektimi i këtyre personave ka ndodhur në fillim të vitit. Shqetësim ka në gjithë botën për shkak të varianteve, por duhet të kemi parasysh që ndryshimet gjenetike janë normale të viruset. Koronavirusi është aronavirus dhe mutacionet ndodhin gjithmonë”, ka thënë ai.

Mutacioni britanik i koronavirusit është shfaqur edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi. Ndërkohë në Shqipëri ende nuk është konfirmuar asnjë rast me këtë variant. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!