“Në shkurt do jemi më të fortë”, Luis Enrique i lumtur pas kualifikimit: E merituam të kalonim në fazën tjetër

schedule09:16 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 09:16 - 14 Dhjetor, 2023

arazimi 1 me 1, në “Signal Iduna Park”, ndaj “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund u mjaftoi “gjigantëve” francezë të Paris Saint-Germain të siguronin, jo me pak vuajtje një vend, në fazën e 1/16-ve të UEFA Champions League, ku tashmë do të kenë përballë skuadra si Barça, Real Madrid, City, Bayern, Arsenal, Atletico Madrid apo Real Sociedad.

Tejet i lumtur për kualifikimin, në këtë fazë të mëtejshme të kompeticionit, pas ndeshjes u duk të ishte edhe tekniku spanjoll, Luis Enrique, i cili në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se në muajin shkurt, kur të nisë faza me eleminim direkt, skuadra do të jetë shumë herë më e fortë, se ç’është tani.

“Nuk isha i shqetësuar, sepse ne jemi një skuadër që krijojmë shumë raste. Sulmojmë pafund edhe kur luajmë jashtë shtëpisë. Patëm shumë raste të pastra për gol, e merituam kualifikimin. Në shkurt do të jemi shumë më të fortë se tani.

Jemi ende në hapat e para të ndërtimit të projektit tonë, por më pëlqen shumë qëndrimi i lojtarëve të mi. E shoh që luftojnë pa u ndalur edhe në momentet më të vështira”,- u shpreh tekniku i kampionëve të Francës. /i.m /abcnews.al