Në shesh për të larguar Ramën, a i përmbushi objektivat protesta e Berishës?

schedule21:31 - 7 Korrik, 2022

schedule 21:31 - 7 Korrik, 2022

Objektivi u vetëm që Partia Demokratike kishte për protestën e sotme duket se është përmbushur. Gazetari Juxhin Mustafaraj për emisionin “Log.” me Endri Xhafon raporton nga bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se lidershipi i PD është optimist.

Qëllimi i kësaj proteste ishte pjesëmarrja dhe duket se është arritur. Protesta e sotme kishte një pjesëmarrje të konsiderueshme.

Demokratët e kanë cilësuar si test, pasi u zhvillua në kushte jo të favorshme, në verë dhe temperatura të larta.

Tubimi i sotëm me sloganin “Shqipëria në rrezik”, zgjati dy orë nga ora 19:00 deri në 21:00. Ishin një sërë personazhesh që mbajtën fjalimet e tyre, ndërsa u përmbyll me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha. g.v/abcnews.al