Në Shegas të Lushnjës, banorët 60 vjet që presin shtrimin e rrugës

schedule13:19 - 25 Prill, 2018

schedule 13:19 - 25 Prill, 2018

Në Lushnjë shumë fshatra nuk kanë infrastrukturë. Një ndër to është edhe Shegasi, banorët e të cilit kanë protestuar disa herë. Por megjithatë bashkia nisi disa punime, rruga e tyre është bërë më keq nga sa ishte më parë.

60 vjet duke pritur t’u shtrohet rruga. Për banorët në Shegas të Lushnjës, kalimi përmes  4 kilometrave i ka lodhur. Gropa, pluhur në verë e baltë në dimër. Fshati është i izoluar. Këtu lëvizet vetëm me motora dhe kafshë. Kamionet nuk hyjnë të marrin prodhimet.

Ata nuk duan shumë. Nuk duan rrugët pranë paracelave, por të paktën segmentin kryesor.  Pas protestës para bashkisë dy muaj më parë, nisi zgjerimi i rrugës në gjatësinë 1.2 km. U larguan dherat, por banorët thonë makineritë ikën duke e përkeqësuar edhe me tepër situatën.  Banorët do të ngrihen sërish në protestë për të tërhequr vëmendjen e bashkisë. Por tregtarët kanë frikë.

Dhe pse vetëm 5 km larg qytetit, ky segment nuk është në planet e bashkisë për t’u asfaltuar në vitin 2018.  Sipas drejtorisë së shërbimeve, mungesa e fondeve e ka përjashtuar nga lista e investimeve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!