Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i sapokthyer nga një vizitë në SHBA, ishte i ftuar në “Radar Informativ” në Abc News.
Këlliçi mohoi të isht në SHBA për të lobuar për çëhstjen e kryedemokratit Sali Berisha, i shpallur non-grata, teksa theksoi se ishte atje si përfaqësues i Kuvendit të Shqipërisë.
“Sali Berisha i del zot vetes. Ka kongresmen që kanë reaguar publikisht për këtë çështje. Unë nuk jam megaloman që hyj e të jap mend në kongresin amerikan. Brenda të drejtës së tyre, kanë të drejtë të marrin informacion në DASH në lidhje me raste të tilla që kanë të bëjnë me cenimin e figurave të shquara, mike të republikanëve. Nuk e mohon njeri që Berisha është mik i dy presidentëve Bush. Qershia mbi tortë është edhe marrëdhënia e cunguar dhe armiqësore e Berishës me George Sorrosin. Janë këto çështje për të cilat ka shkëmbime informacioni, idesh”, tha Këlliçi. /abcnews.al