“San Siro” ka shitur 43 mijë biletat e vënë në dispozicion për të parë në ekran të madh finalen e Champions League mes Interit dhe Manchester City e cila do të luhet më 10 qershor.
Të gjitha biletat janë shitur për një kohë rekord, për 7 orë. Ekrani i madh prej 400 metrash katrorë do t’i lejojë tifozët zikaltër të përjetojnë ndeshjen brenda “Meazza” duke u ulur në unazat në sektorin e kuq, në lëndinë dhe në segmentet jeshile dhe blu.
Portat e “San Siro” do të happen në orën 19:00 dhe në pritje të ndeshjes së madhe në Stamboll, do të ketë një para-ndeshje argëtuese për tifozët./h.ll/abcnews.al