“Ne punonim për fitore, PD hidhte fall”/ Rama fituesve: Faleminderit! Rifituam besimin e shumicës absolute

schedule18:39 - 26 Maj, 2025

schedule 18:39 - 26 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama e cilëson fitoren  e PS në zgjedhjet e 11 majit, si fryt i punës së socialistëve.

Në një pritje për deputetët fitues, Rama u shpreh se teksa PD hidhte fall, PS punonte për fitoren e zgjedhjeve.

“Ne nisëm kohë më parë, krijuam një bord kombëtar të diasporës. Mblidheshim në 8 të mëngjesit, çdo të hënë. Ndiqinim rrjtetin vullnetar të PS, në Greqi e përtej, kudo ku shqiptarët janë. Kur ne bënim këto, Jozefina ishte duke parë në filxhan fatin, që doli fati lumë, si rikthimi i Doruntinës. 10 përqind për ata, e 90 përqind nga ne, varet nga sa zgjedfhës janë regjistruar dhe sa janë motivuar të regjistrohen, të tjera janë broçkulla. I ofruan shqiptarëve për kryeministër, një kufomë politike. Në fund, gomari nuk fluturoi. Ne e ngjitëm PS në shifrën rekord, 856 mijë vota, 88 mijë më shumë se në vitin 2021. PS kaloi kufirin e 50 përqindshit, duke kaluar 4 shkallë e gjysmë, falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se asnjë herë tjetër”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!