Në pritje të Vitit të Ri 2024/ Tirana në festë, qytetarë dhe turistë të huaj presin ndërrimin e viteve në Sheshin “Skënderbej”

schedule23:08 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 23:08 - 31 Dhjetor, 2023

Teksa na ndajnë më pak se një orë nga ndërrimi i viteve, Sheshi “Skënderbej” është mbushur me qytetarë, por edhe turistë të huaj.

Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku, nga qendra e kryeqytetit raporton se do të jetë një mbrëmje festive për Vitin e Ri.

Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit.

“Atmosfera është elektrizuese dhe magjike në Sheshin “Skëndrebej”. Janë të shumtë qytetarët të cilët kanë zgjedhur që Vitin e Ri 2024 ta presin në Sheshin “Skënderbej”. Ka nisur koncerti festiv në shesh. Me pamjet e drejtpërdrejta që ofron ABC News, shohim se ka trafik të rënduar ne kryeqytet. Do të jetë një mbrëmje e gjatë kjo e sotme, ku koncerti festiv i organizuar nga Bashkia e Tiranës, do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit”, raportoi gazetarja e ABC News, Gerta Vasku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!