Në pritje të hitit të verës, Albani bashkëpunim me këngëtarin shqiptar të njohur ndërkombëtarisht?

schedule11:39 - 6 Maj, 2021

schedule 11:39 - 6 Maj, 2021

Të gjithë mezi po presin verën për më shumë argëtim larg pandemisë Covid-19 dhe nuk ka se si të mungojë muzika. Tashmë shumë këngë janë lançuar, mirëpo një hit mendohet se ka nisur të projektohet.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim surprizues mes Alban Skënderajt dhe këngëtarit shqiptar të njohur ndërkombëtarisht Stanaj.

Ka qenë vëllai dhe menaxheri i këngëtarit që ka pozuar krahë Albanit dhe shkruan: “Këngëtari im i preferuar në botë. Më fal Stanaj”.

Të jetë ky takim një rastësi? Shenjat thonë të kundërtën. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u pare në vazhdim./abcnews.al