Pranë fitores, por ende jo zyrtare. Joe Biden po përgatit fjalimin e fitores, ndërsa CNN shkruan se ditën e kaloi me familjen dhe këshilltarët më të afërt.
“Joe Biden dhe stafi po vëzhgojnë nga afër dhe me durim rezultatet duke shpresuar që të mbyllet sa më shpejt” tha një burim pranë familjes Biden.
Shërbimi sekret amerikan dërgoi një skuadër përforcuese në Uilmington, në Delawer për të shtuar mbrojtjen për Joe Biden dhe familjen e tij.
Ndërsa fitorja e kandidatit demokrat duket gjithnjë e më pranë përshkallëzohen tensionet në shumë shtete amerikane./ db/Abcnews.al