Në pranga për kanabis: Llanaj i shpëtoi atentatit vite më parë, vëlla me një prej autorëve të ‘Masakrës së Çoles’

schedule10:55 - 27 Gusht, 2021

schedule 10:55 - 27 Gusht, 2021

Ferdinand Llanaj është një nga tre të arrestuarit e ditës së sotme pas operacionit anti-drogë në Selenicë të Vlorës.

Llanaj bashkë me Dritan Begajn dhe 21-vjeçarin Ergi Cura u arrestuan pasi kishin mbjellë 600 bimë cannabis sativa në ambientet e banesës së 43-vjeçarit dhe në ambientet përreth një objekti po në pronësi të tij, tek vendi i  quajtur “Përroi i Otimës”, Selenicë.

Por Llanaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Atij para katër vitesh, më 1 tetor të 2017, i është bërë atentat ndërsa po lëvizte me makinën në rrugën “Transballkanike”. Ferdinandi është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në lagjen “Cole”.

Kurse, babai i tyre Baftjari është varë në vitin 2011 me armë zjarri ndërsa udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Ngjarja më e rëndë ku janë të përfshirë Llanajt është ajo në lagjen “Cole” ku në ambientet e një lokali u qëlluan për vdekje me kallashnikov tre persona.

Aleksandër Llanaj, i cili mbeti edhe i plagosur ishte një nga autorët dhe u dënua me 35 vite burg për krimin e kryer në bashkëpunim me Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe Albi Limaj. Nga të shtënat, jetën e humbën Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj i cili ishte bashkëpunëtor i Llanajt në atentatin ndaj Hasanajt dhe Velajt brenda në ambientet e bar-kafesë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!