Pas përkthimit të librit “ Viti 1984, Sokol Cunga risjell në shqip “Fermën e kafshëve” të George Orwellit në periudhe parazgjedhore. Idetë e tij janë aktuale në çdo kohë, për raportin mes pushtetit politik dhe shoqërisë , në këtë temperature gare për pushtet ata do i bënin mirë garuesve, për të qenë më të kthjellët thekson Cunga.
“Orwell është i denjë për tu lexuar në çdo periudhë, ndoshta në periudha parazgjedhore duhet pasur parasysh shenjat që përpiqet të vënë në dukje për të kuptuar shoqërinë në të cilën jetojmë”, shprehet ai.
Megjithëse në qendër të kësaj vepre është liria e njeriut në raport me pushtetin, ai ka përzgjedhur simbolikisht instinktin e kafshëve për ta rrëfyer fabulën, si përrallë.
“Jo çdo herë masat duhet të mbyllin sytë përballë çdo realiteti që shërbehet si e mira supreme”, thotë ai.
Krah pushtetit autoritar rivjen edhe dhuna e cila pason heqjen e lirive dhe të drejtave në këtë roman.
“Mekanizmat e dhunës bëjnë që masat popullore të mos mundet të reagojnë. Dalëngadalë fillojnë të shfuqizohen dhe nene të caktuara modifikohen”, shton më tej ai.
Në syrin e mprehtë të shqipëruesit, paralelizmi i autoritetit dhe dhunës së pushtetit e cila pasqyrohet në këtë roman, gjendet lehtësisht në pushtetarët shqiptarë që pas 1912, sipas shqipëruesit.
Në këtë roman kacafytet lufta mes pushtetit dhe njerëzve që humbasin të drejtat për rezistencë.
Jo vetëm vepra “ Ferma e kafshëve e shkruar në vitin 1943, u ndalua për 2 vite, por edhe parathënia e librit, e cila pësoi një fat më të keq se vepra e cila arriti të botohet vetëm në 1971.
/abcnews.al/