Në prag të vendimit për çeljen e negociatave, Presidenti i KiE të martën në Tiranë

schedule12:11 - 16 Shtator, 2019

schedule 12:11 - 16 Shtator, 2019

Nesër Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të zhvillojë një vizitë të shkurtër në Shkup e në Tiranë. Takimet zyrtare ne te dy vendet ndodhin një muaj para shprehjes së vendimit nga Këshilli Europian lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Po afron 18 tetori e Shqipëria është në pritje të vendimit që për çeljen ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian.

Këtë të martë është Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk do të vizitojë Tiranën ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Pritet që në konferencën e përbashkët për shtyp kreu i këshillit të Evropës të japë edhe lajmin se në cilën fazë ndodhet Shqipëria me detyrat për përmbushjen e detyrave. Vetë kryeministri ka deklaruar disa herë se vendi ynë ka bërë gjithcka i kanë kërkuar e se 18 tetori duhet të finalizohet me një përgjigje pozitive. Kjo deklaratë është mbështetur edhe nga komisioneri për zgjerim Johanes Hahn megjithatë vëmendja është përqëndruar se çdo të thonë vendet skeptike kryesisht ndaj vendit tonë.  Edhe Presidenti në largim i këshillit të Evropës më herët ka deklaruar se beson se mund të ketë vetëm një vendim: Të fillojnë negociatat në përputhje me rekomandimet e Komisionit si me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Pyetja sot nuk është nëse, por kur?.

Për të diskutuar nëse koha po afron, Donald Tusk do të zhvillojë këtë të martë një takim edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pas të cilit do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Vendimi për çeljen e negociatave do të jepet në mbledhjen e Këshillit Evropian me 17 dhe 18 tetor. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!