Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit/ Rama: Samiti na bën krenar duke shfaqur mikpritjen shqiptare

schedule17:59 - 15 Tetor, 2023

schedule 17:59 - 15 Tetor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Samiti i Berlinit në Tiranë i ka bërë krenar duke shfaqur mikpritjen shqiptare. Kjo e fundit, sipas Ramës, në një konkurs në Europë do ta synonte me shumë dinjitet vendin e parë.

“Pa presidenten e Komisionit, pa angazhimin e saj personal për të thirrur me shumë shpejtësi një konferencë të madhe në Bruksel dhe për të kërkuar nga të gjithë solidaritet, ne nuk do t’ia kishim dal ashtu siç ia dolëm. Dhjetra mijë fëmijë që humbën shkollën e tyre, nuk do të ishin sot duke bërë mësim në shkolla që nuk kanë asnjë ndryshim nga shkollat më të mira të BE.

Por sot ne jemi këtu së bashku me presidenten Von Der Leyen në vigjilje të një samiti tjetër, i pari samit i Procesit të Berlinit që realizohet jashtë kufijve. Kjo gjë ne na bën krenar dhe na jep kënaqësinë si vend të shfaqim fuqinë e mikëpritjes shqiptare, e cila besoj që po të kishte një konkurs në Europë do ta synonte me shumë dinjitet vendin e parë”, tha ndër të tjera Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!