Në postë dhe bashki, konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Shkodër

schedule10:47 - 1 Korrik, 2020

schedule 10:47 - 1 Korrik, 2020

Tashmë koronavirusi ka nisur të “pushtojë” institucionet.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli për abcnews.al, të infektuar ka patur në Bashkinë e Shkodrës, ku ditën e sotme janë konfirmuar me Covid-19, edhe një tjetër punonjës i bashkisë, si dhe një punonjës poste.

Dy ditë më parë, në Bashkinë e Shkodrës rezultoi pozitive edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër si dhe një polic Bashkiak.

Me rastin e sotëm shkon në 4 numri i të infektuarve në këtë institucion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!