Një vendbanim i lashtë ilir i shtohet hartës së zbulimeve arkeologjike në vend. Ai ndodhet në Petresh të Elbasanit, aty ku të parët kanë mbërritur kërkuesit e thesareve. Gazetari Fatos Salliu ka përgatitur një material për këtë vendbanim.
Këtu duken muret rrethuese me gurë të mëdhenj. Një vendbanim i fortifikuar mirë. Qeramikë, mbetje arkeologjike dhe objekte që dëshmojnë se dikur aty ka pasur jetë.
Para shtetit dhe arkeologëve kanë rendur piratët. Përreth gropa të hapura nga thesarkërkuesit.
Banorët në Petresh të Elbasanit mbajnë mend mirë dhe një kishë të hershme.
Kasem Kasa një i moshuar 85 vjeç thotë se rrënojat e saj kanë ezkistuar deri vonë.
Përreth kishës qendrore ka patur kisha të tjera.
Vetë qyteti e ka zanafillën në shekullin e II-të para Krishtit me vendbanimet e hershme ilire gjendur aty ku është Elbasani i sotëm.
Tani hartës arkeologjike do ti shtohet edhe ky vendbanim i lashtë në Petresh.
Të tjera zbulime janë bërë në Tumat e Pazhokut në Cërrik. Në Shalës, Lleshan dhe Funar.
Me ndërtimin e rrugës Egnatia dhe kalasë së qytetit, Elbasani mori zhvillim të ri. Në shekullin e II-të Elbasani njihet me emrin “SKAMPA” e më vonë me emrin “SKAMPINI” .
Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri – Jug dhe Lindje – Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qëndër urbane, ushtarake e peshkopale.
Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu