“Në përvjetorin e vdekjes së nënës do bëj një koncert për të”, preket pianistja: Dua ta kapërcej atë plagë

schedule12:25 - 31 Maj, 2023

schedule 12:25 - 31 Maj, 2023

Pianistja e njohur, Ingrid Pulizo, ka zbuluar shumë për jetën e saj përtej skenës. Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ajo tregoi se një ndër pasionet e saj është edhe shkrimi. Madje po mendon të botojë dhe një biografi personale.

“Shkruaj, më pëlqen që në momente të caktuara mendimet e mia t’i hedh në letër. Më pëlqen, herë i gris, herë i kam. Momentalisht e mendoj që të botoj diçka për jetën time personale. Dua të bëj një rrëfim, ku padyshim do të jetë dhe arti, se është pjesë e imja se unë nuk e mbaj mend veten pa pianon”, tha Pulizo.

Më tej, ajo theksoi se është ëndrra e saj më e madhe është të bëjë një koncert në formën e një mbrëmje poetike, të cilin do t’ia dedikoi nënës së saj të njerë.

LEXO EDHE: Pianistja shqiptare shpërthen në lot: U ngjita në skenë ditën kur nëna ime pësoi hemoragji cerebrale

“Koncerti i parë që dua të bëj, dua të jetë inspirim për figurën materne dhe t’ia dedikoj nënës sime në të gjithë dimensionin, ose figurës femërore që më ka rrethuar gjatë gjithë kohës, duke përfshirë nënën, gjyshen. Kam qene e rrethuar nga një dashuri shumë feminile e rrethuar, jo për të qene feministe, po me shpresë që ta realizoj për vitin e mamit. Dua ta kapërcej atë plagë. Do të kem pak nga miqtë e mi, të cilët më kanë rrethuar, që kanë njohur prindërit e mi, që të luajnë diçka për ta dhe unë të luaj. E kam menduar si një mbrëmje poetike, që fillon nga sentimentet njerëzore që fillon nga familja. Pa ta, unë nuk do të isha kjo që jam”, përfundoi artistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!