Skerdi Ago është një ndër reperët më në zë të estradës shqiptare. Sot, është një ditë speciale për të pasi feston përvjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta, spikati mesazhi i bashkëshortes së tij, e cila shkroi disa fjalë mirënjohjeje dhe dashurie për personin e zemrës.
“Unë dhe ti kemi një martesë të vërtetë. Nuk është perfekte, dhe nuk ka qenë e lehtë dhe, sinqerisht, nuk ka qenë gjithmonë e këndshme. Por, përsëri, unë jam mirënjohëse. Sepse jeta nuk është e përsosur, dhe jeta nuk është e lehtë, dhe jeta nuk është gjithmonë e këndshme Pra, ti dhe unë? Ne kemi ndërtuar një jetë së bashku.
Në çdo ulje e ngritje… ti ke qenë me mua. Ti ke qenë shkëmbi im. Ti ke qenë spiranca ime. Ti ke qenë personi im. Ashtu siç thanë zotimet tona, ti ke qenë aty për mua në kohë të mira dhe në të këqija. Gëzuar ditëlindjen burri im. Nuk të uroj as më shumë e as më pak pos shëndetit. Ti e di, për ty kaloj malet dhe oqeanin, bashkoj qiellin dhe tokën, për buzëqeshjen tënde, lumturinë tënde.
Ti je jeta jonë, babai e burri më i mirë që mund ta ketë dikush. Zoti më ka bekuar me ardhjen tënde në jetën time. Faleminderit për çdo buzëqeshje që kë vënë në fytyrën time dhe të djalit tonë. U bëfsh sa malet, ylli im, dashuria e jetës time, Skerdi im”, shkruan Vesa. /abcnews.al