Në përputhje me teknologjinë 5G, “Google” prezanton dy smartphone të rinj

schedule12:39 - 1 Tetor, 2020

schedule 12:39 - 1 Tetor, 2020

Kompania “Google” njoftoi sot në internet prezantimin e dy modeleve të reja të celularëve të saj inteligjentë “Pixel”, që do të jenë në përputhje me teknologjinë 5G, duke shpresuar të rrisë asetet e saj të tregut në një sektor ku luan një rol të vogël.

“5G është teknologjia më e fundit e telefonisë celulare, që sjell shkarkime të shpejta dhe shpejtësi transmetimi te përdoruesit në të gjithë botën”, shkroi Brian Rakoëski, kreu i Menaxhimit të Produktit në Google.

“Pixel 4a 5G”, një variant i përmirësuar i “Pixel 4a” i lëshuar në fillim të këtij viti, do të shitet duke lluar nga 499 dollarë më 15 tetor, në nëntë vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Francën.

“Pixel 5”, më i fuqishëm dhe elastik, do të dalë në treg në të njëjtën datë dhe në të njëjtat vende, duke lluar nga 699 dollarë. Duke njoftuar për celularët inteligjentë të pajtueshëm me 5G, në shtator, “Google” është përpara konkurrentes së saj “Apple”, e cila nuk e ka zbuluar ende “iPhone”-in e saj 5G. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!