Shumë futbollistë po vendosin të largohen drejt vendeve të tyre, për të vazhduar karantinën në shtëpitë e tyre. Thiago Silva ka marrë familjen me vetë dhe është rikthyer në Brazil pak orë para mbylljes së kufinjve të Francës.
Shkakun e këtij veprimi e ka sqaruar gruaja e mbrojtësit të PSG-së. Isabele, me anë të një postimi në rrjetet sociale, tregon se situtata në kryeqytetin francez ishte bërë e padurueshme dhe supermarketet po boshatisen.
“Vendosëm të niseshim për Brazil, sepse situatë në Paris është shumë e trishtë. Nuk arrija të gjëja më asgjë në supermarkete. Për fat të mirë asnjë prej anëtarëve të familjes tonë nuk është infektuar me koronavirus.
Morëm avionin për në Brazil, aty ku nuk do të na mungojë ushqimi. Kemi pishinë këtu dhe kemi më shumë mundësi për të qëndruar në shtëpi më fëmijët tanë”, deklaron Isabele, bashkëshortja e kapitenit të PSG-së. /abcnews.al