Në një lidhje dashurie? Këngëtari shqiptar flet për jetën personale: Nuk më duhen numrat e fanseve

schedule10:38 - 12 Tetor, 2022

schedule 10:38 - 12 Tetor, 2022

Këngëtari i mirënjohur, Trimi Jetullahu dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit me moderatorin Alban Musa, ku foli për këngën më të fundit që ka sjellë në bashkëpunim me Fatmira Breçanin, jetën personale dhe sigurisht babain e ndjerë, të cilin e humbi një vit më parë.

I pyetur se si lindi ky duet, Trimi tha: “Ideja ka qenë e imja dhe e producentit. Keni pasur një nostalgji që kur bëmë Lule Blini sepse është dhe vokali i saj. I nisur prej kësaj, zëri im dhe i saj lidhet shumë mirë, është diçka që vjen natyrshëm. Bëmë një provë me këngën e vjetër dhe doli diçka shumë e bukur.

Më pas erdhi dhe më dëgjoi në studio dhe tha ‘ia pafshim hajrin’.” Më pas, këngëtari foli dhe për raportin me artistet femra me të cilat ka bashkëpunuar. E pyetur për Fatmira Breçanin, ai tha se “Dada mund të përshtatet dhe në rap. Në çfarëdo lloj kënge do të bëjë të veten“.

Teksa u ndal te kënga që solli me Çiljetën, këngëtari shprehur mirënjohje ndaj saj pasi tha se ka qenë ndër artistet që e ka mbështetur në fillimet e tij. “Është ndër të paktat që më ka hapur derën dhe më ka thënë do të bëjmë një këngë bashkë. E falenderoj për mbështetjen që më ka dhënë prej ditës së parë.”, tha ai.

Ndërkohë, Trimi nuk i shpëtoi dot pyetjes lidhur me jetën personale. Ai nënkuptoi se është në një lidhje dashurie me një vajzë që nuk është pjesë e showbizz-it. “Momentalisht jam mirë dhe nuk kam nevojë për numra të rinj.”, tha këngëtari duke iu referuar numrave që fanset i dërgojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!