Në 3 mars, kur Apeli do të marrë vendimin për vulën, Sali Berisha ka vendosur të tregojë forcën në rrugë. Në datën 3, do të zhvillohet protesta e radhës kombëtare në Tiranë, bën me dije gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë, këtë të martë. Sipas burimeve, ende nuk është vendosur ora dhe vendi i tubimit.
Duket se Berisha po bën presion ndaj Gjykatës së Apelit, duke i treguar asaj forcën e numrave, që ai do të tenojë të mbledh në shesh atë ditë./abcnews.al